Lajme

Zvicër: Me 205 të infektuar brenda 24 orëve, vazhdon trendi i rënies

Ndonëse i rritur në krahasim me ditën e djeshme, edhe ky numër vërteton trendin e përgjithshëm të rënies, të konstatuar tashmë disa javë. Në kulmin e epidemisë, në Zvicër paraqiteshin deri në 1100 raste të reja me koronavirus në ditë

Pas një rënieje të theksuar të numrit të rasteve të reja me koronavirus, që u shënua dje (119), sot sërish ka një ngritje të këtij numri, shkruan albinfo.ch.

Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, numri i infeksioneve të reja të konfirmuara me koronavirus është rritur për 205 në krahasim me të martën, raporton Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Ndonëse i rritur në krahasim me ditën e djeshme, edhe ky numër vërteton trendin e përgjithshëm të rënies, të konstatuar tashmë disa javë. Të kujtojmë: në kulmin e epidemisë, në Zvicër paraqiteshin deri në 1100 raste të reja me koronavirus në ditë.

Numri i përgjithshëm i të testuarve me  rezultat pozitiv ka arritur në 28.268.

Ndërsa numri i viktimave nga Covid 19 tani, sipas BAG është 1217, ose 30 më shumë sesa të martën, transmeton albinfo.ch.

Por, sikurse edhe deri tani, kantonet gjegjësisht corona-data.ch dhe platforma worldometers.info japin shifra më të larta. Sipas tyre, në Zvicër tashmë kanë vdekur 1479 gjegjësisht 1478 veta nga kjo sëmundje.

BAG thotë se shifrat bazohen në raportet që ai ka marrë deri të mërkurën në mëngjes. Prandaj, ato mund të devijojnë nga numrat e komunikuar nga kantonet.

Numri i testeve të kryera për COVID-19, deri më tani ka arritur në mbi 230.946. Në 14% të këtyre testeve, rezultati ishte pozitiv (me anë të të cilit mund të kryhen disa teste pozitive ose negative ndaj të njëjtit person).

Sipas wordometers.info deri më tani në Zvicër, nga koronavirusi janë shëruar 19.400 persona.

Quelle Schweizer Zahlen: https://www.corona-data.ch/
Quelle internationale Zahlen und *: worldometers.info