Lajme
Zvicër: Kurrë më shumë kërkesa për azil, që nga Lufta e Dytë Botërore
Krahas 70 mijë refugjatëve ukrainas, ka një zhvillim të paparashikuar: rritja e ndjeshme e kërkesave "normale" për azil

Sekretariati Shtetëror për Migracionin është nën presion të madh. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Zvicra ka pranuar pothuajse 70,000 refugjatë nga Ukraina.
Zvicra aktualisht po përjeton një ngarkesë me refugjatë çfarë nuk ka qenë në dekada, transmeton albinfo.ch. Qeveria Federale madje e krahason situatën me Luftën e Dytë Botërore.
Lidhur me këtüë, Sekretariati Shtetëror për Migracionin SEM tani po merr masa të menjëhershme, duke përfshirë hapjen e akomodimeve të reja.
Krahas rreth 70 mijë refugjatëve ukrainas, ka një zhvillim që askush nuk e kishte parashikuar në pranverë: edhe numri i kërkesave “normale” për azil është rritur ndjeshëm që nga gushti, shkruan srf.ch
Shumica e kërkesave vijnë nga kurdët e Turqisë. Ka edhe njerëz nga vendet e Afrikës së Veriut dhe nga Afganistani. Aktualisht bëhen 800 aplikime në javë. Deri në fund të tetorit pritet të ketë mbi 3000 kërkesa të reja për azil.
Christine Schraner Burgener, Sekretarja e Shtetit për Migracionin, thotë për mediat se shifra të tilla nuk ka pasur që nga Lufta e Dytë Botërore, përcjell albinfo.ch. “Krizat “mbulojnë” njëra tjetrën”.
Si masë e menjëhershme, Qeveria Federale po dërgon njerëz nga qendrat e mbipopulluara federale të azilit në kantone më herët se sa ishte planifikuar, në një fazë fillestare ata për të cilët ka urdhër dëbimi.
Përveç kësaj, do të vihen në funksion akomodime të reja, duke përfshirë kazermat, sallat me shumë destinacione dhe akomodimin në ambientet e mbrojtjes civile.
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Drama “SWISS” në Graz: Pse dy dyert e urgjencës mbetën të mbyllura? Një raport i përkohshëm mbi uljen emergjente të fluturimit zviceran LX1885 ngre pyetje të reja: Dy...
-
Të huajt që mund të jetojnë në Zvicër pa pasur punë
-
5 vjet pas Covid-19 Berset bën një bilanc: Gabimet ishin të pashmangshme
-
Plani i Swiss Rail për lidhje me Londrën dhe Barcelonën
-
Zvicër: Një e treta e zviceranëve nuk ndihen mirë në praninë e emigrantëve