Tematike
Zvicër: Kthim në normalitet pas 750 ditësh “abnormale”
"Kthimi në situatën normale është bërë i mundur sepse shëndeti publik nuk ka gjasa të jetë në rrezik në muajt e ardhshëm - megjithëse virusi është ende këtu"
Vendimi i Qeverisë së Zvicrës për heqjen e detyrimit të maskës në transportin publik dhe në objektet shëndetësore si dhe të detyrimit për izolim, ishte një vendim i pritur, gjegjësisht, i paralajmëruar, shkruan albinfo.ch. Megjithatë, duke vendosur kështu, Këshilli Federal ka ndërmarrë një veprim domethënës dhe jo të lehtë, marrë parasysh faktin se koronavirusi vazhdon të veprojë, edhe në Zvicër.
Duke folur para gazetarëve në konferencën e sotme për media, Berset ka kujtuar fillimisht “situatën e jashtëzakonshme” (emërtimi zyrtar i situatës) që kishte zgjatur 95 ditë. Pas kësaj, Zvicra ishte në një “situatë të veçantë” për 668 ditë. “Kthimi në situatën normale është bërë i mundur sepse shëndeti publik nuk ka gjasa të jetë në rrezik në muajt e ardhshëm – megjithëse virusi është ende këtu”, ka thënë Berset.
Koha për kthim në normalitet
Të gjithë aktorët tashhmë kanë mësuar shumë reth trajtimit të virusit dhe situata tani ka ndryshuar rrënjësisht. Tani është koha për të rivendosur ndarjen normale të pushteteve midis Qeverisë Federale dhe kantoneve, transmeton albinfo.ch. “Pas dy viteve të pandemisë, ne mund të shikojmë të ardhmen me besim”, përfundon Berset.
Një gazetar do të donte të dinte pse Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), duke filluar javën që vjen, do të japë informacion për numrin aktual të rasteve vetëm një herë në javë dhe jo më çdo ditë. Kjo pyetje vjen, “duke pasur parasysh numrin aktualisht mjaft të lartë të infeksioneve të reja”, ka thënë gazetari.
Situata me Korona do të vazhdojë të monitorohet nga afër
“Ne jemi mësuar të marrim informacione për pandeminë çdo ditë,” përgjigjet Këshilltari Federal Alain Berset. “Ne do të vazhdojmë të monitorojmë, por besojmë se në situatën normale mjafton përditësimi i numrit të rasteve në javë. Nëse është e nevojshme, ne mund t’i kthehemi shumë shpejt raportimit të rregullt.”
Sipas Berset, edhe monitorimi i numrave të koronës tani duhet t’i përshtatet situatës normale, përcjell albinfo.ch. Situata po monitorohet nga afër me testimin e ujërave të zeza, ndër të tjera. Patrick Mathys nga BAG shton: Të dhënat do të vazhdojnë të vlerësohen çdo ditë, por do të publikohen vetëm çdo javë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra