Shkurt.ch
Zvicër: Kontroll special për pasagjerët nga Kosova!
Kompanitë ajrore nga Kosova, Emiratet Arabe, Tanzania dhe Kenia duhet t`ua dorëzojnë të dhënat e udhëtarëve autoriteteve zvicerane
Për të parandaluar imigrimin ilegal, nuk mjafton vetëm kontrolli i kufijve dhe i aeroporteve zvicerane. Kështu kanë konstatuar autoritetet kompetente zvicerane, të cilat kanë pohuar se nga tetori i vitit të kaluar kontrollimi bëhet edhe në vendet e nisjes së imigrantëve potencialë ilegalë, që dmth. në aeroportet e vendeve “të dyshimta”.
Ndër këto vende është edhe Kosova!
Kompanitë ajrore që operojnë nga Prishtina, Dubai (Emiratet Arabe) Dar es Salam (Tanzani) dhe Nairobi (Kenia) janë të detyruara që Zyrës Federale për Migracion (BFM) t`ua dorëzojnë të dhënat e të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë me aeroplanët e tyre.
Ndërkaq, duke filluar nga shtatori, në këtë rreth aeroportesh të dyshimta do të hyjnë edhe ai i Moskës dhe i Stambollit, ka bërë të ditur për gazetën “NZZ am Sonntag” zëdhënësi i BFM-së Jürg Walpen.
“Me këto masa do të ndiohmohet përmirësimi i kontrollimit të kufijve dhe luftimi i migrimit ilegal”. BFM të dhënat që i merr nga kompanitë ua dorëzon autoriteteve të kontrollimit të kufijve. Këto të fundit pastaj kanë mundësinë që të shfrytëzojnë kohën e fluturimit të për t`i bërë kontrollimet e para.
Këto masa mundësojnë që në të ardhmen për çdo muaj në duart e mbikëqyrësve të kufijve të dorëzohen të dhënat personale të rreth 80 mijë pasagjerëve.Sipas gazetës, kohëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të huajve që shfrytëzojnë rrugën ajrore për të hyrë ilegalisht në Zvicër.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar