Lajme
Zvicër: Konsumi i energjisë elektrike në vitin 2022 erdhi 80% nga energjitë e rinovueshme
Gati 80% e energjisë elektrike të konsumuar në Zvicër në vitin 2022 vinte nga energjitë e rinovueshme, teksa hidrocentralet e mëdha zënë pjesën më të madhe me 65%, shkruan RTS, përcjell albinfo.ch.
Energjia bërthamore zë vendin e dytë me 20% dhe më pas vijnë energjitë e rinovueshme “të reja”, përkatësisht fotovoltaikët, energjia e erës, hidrocentralet e vogla dhe biomasa, të cilat gjithsej janë 14%, një rritje prej 2 pikë e përqindjes krahasuar me vitin 2021, ka treguar Zyra Federale e energjisë në një deklaratë për shtyp.
Energjia elektrike nga lëndët djegëse fosile përfaqësonte rreth 2%.
68% e energjisë elektrike nga hidrocentralet që nuk përfitojnë nga sistemi i shpërblimit është prodhuar në Zvicër, një përqindje më e ulët në krahasim me vitin 2021 (76%). 2022-a ka qenë një vit shumë i thatë, i cili shkaktoi prodhim të ulët të energjisë elektrike vendase nga energjia hidraulike.
Ndryshe, rreth 68% e energjisë elektrike nga energjitë e reja të rinovueshme prodhohej në Zvicër dhe 45% përfituan nga inkurajimi përmes sistemit të shpërblimit të injektimit. Sa i përket energjisë me origjinë bërthamore, ajo erdhi, si një vit më parë, pothuajse ekskluzivisht nga Zvicra.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor