Lajme
Zvicra hap më 28 maj kishat dhe objektet e tjera fetare
Ky vendim vjen një javë më parë se sa ishte planifikuar, ka thënë ministri Berset. Shërbimet në fjalë mund të bëhen përsëri më 28 maj, në varësi të kushteve

Në mbledhjen e tij të sotme, Këshilli Federal ka vendosur që të bëjë përsëri të mundshme organizimet fetare në objektet e kultit.
Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, me këtë rast para gazetarëve në konferencën për media në Bernë ka thënë: “Në mëngjesin e sotëm Këshilli Federal ka vendosur për të lejuar sërish ritualet ose ceremonitë fetare, si pagëzimet, kurorëzimet, funeralet”, shkruan srf.ch.
Ky vendim vjen një javë më parë se sa ishte planifikuar, ka shtuar ministri Berset, transmeton albinfo.ch.
Shërbimet në fjalë mund të bëhen përsëri më 28 maj, në varësi të kushteve.
Pyetjes së gazetarëve nëse ka një numër maksimal të njerëzve që lejohen të marrin pjesë në një shërbim fetar, Berset i është përgjigjur: Nuk ka ndonjë kufi. Sigurisht që ekzistojnë koncepte të mbrojtjes, por ato mund të duken në secilin rast ndryshe, në varësi nga religjioni përkatës, përcjell albinfo.ch. Mbajtja e distancës është sigurisht pjesë e çdo feje.
Po kështu, në të gjitha aktivitetet fetare do të ketë një person që do të mbajë përgjegjësinë për zhvillimin e aktivitetit përkatës.
Komunitetet fetare duhet të hartojnë një listë që do të respektohej për praninë e besimtarëve në objektet e kultit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Raporti i ASK-së: Punësimi në rënie, të rinjtë më të prekur nga papunësia në Kosovë Numri i të papunëve në Kosovë gjatë muajve prill, maj dhe qershor të vitit 2024 ka...
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Edhe bursa zvicerane nën kërcënimin e rënies Pas dy ditëve me humbje të mëdha javën e kaluar, bursa zvicerane po përballet sërish me...
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit
-
Zvicra po shkon drejt rishikimit të energjisë bërthamore