Tematike
Zvicër: Këto masa pritet t`i heqë nesër Këshilli Federal
Qeveria do të marrë vendimin më 16 shkurt ndërsa lehtësimi i masave do të hyjë në fuqi një ditë më vonë. Një përmbledhje e pikave më të rëndësishme
Ashtu siç është paraajmëruar javë më parë, Këshilli Federal ka paraqitur dy skenarë lehtësimi të masave të koronës: Që nga 17 shkurti, ai mund të heqë të gjitha masat e koronës menjëherë ose t’i zbusë ato gradualisht nëse situata epidemiologjike është ende shumë e pasigurt.
Siç marrin vesh mediat zvicerane, në secilin variant, detyrimi i certifikatës pritet të hiqet.
Varianti 1 – heqja e të gjitha masave
Sipas këtij varianti pra do të hiqeshin menjëherë: Detyrimi për certifikatë në restorante, aktivitete dhe në ambientet e kohës së lirë, detyrimi për maskë në transportin publik, në dyqane dhe në të gjitha hapësirat e tjera të brendshme të qasshme publikisht, kufizimet për takimet private dhe detyrimi për leje për aktivitete me pjesëmarrje të madhe, masive.
Varianti 2 – relaksim gradual
Në këtë variant hiqet detyrimi për certifikatë për restorantet, ngjarjet dhe mjediset e kohës së lirë – por mbetet detyrimi për t`u ulur në restorante ata që konsumojnë, transmeton albinfo.ch. Nuk ka më kufizime për takimet private dhe nuk ka më nevojë për leje për aktivitete të mëdha në natyrë. Po ashtu sipas këtij varianti detyrimi “2G+” në diskoteka, pishina të brendshme dhe ambiente sportive do të konvertohet në “2G”. Ndërsa detyrimi për maskë, rregulli “2G” dhe detyrimi për të pasur leje për aktivitetet e mëdha në ambiente të mbyllura, do të hiqeshin më vonë.
Kështu i duan lehtësimet kantonet
Vetëm dy qeveri kantonale janë plotësisht në favor të variantit 1 dhe kështu për fshirjen e të gjitha rregullave të koronës, shkruan srf.ch. Ato janë kantonet e Zvicrës Qendrore: Glarus dhe Obwalden. Shumica e kantoneve gjithashtu duan tlehtësime në një masë të madhe, por me një përjashtim: detyrimi për maskë në transportin publik, edhe sipas tyre duhet të vazhdojë të zbatohet, transmeton albinfo.ch. Ndërsa disa qeveri kantonesh duan ta mbajnë maskën të detyrueshme edhe në objektet shëndetësore dhe dyqane.
Katër kantone janë në favor të variantit 2 me relaksim gradual; Basel-Stadt, Jura, Neuchâtel dhe Cyrih.
Kështu thonë politikanët shëndetësorë
Lukas Engelberger, Kryetar i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Shëndetësisë (GDK), mbron një lehtësim gradual të masave, respektivisht, variantin 2. “Nga pikëpamja sociale ose psikologjike, kjo zgjidhje është më e mirë” ai thotë. Nëse gjithçka do të hapej menjëherë, krijohet përshtypja se pandemia ka marrë fund. Në veçanti, detyrimi për raportim dhe izolimi do të duhej të mbeteshin në fuqi”, thotë ai.
Komisioni i Shëndetësisë i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës mbron gjithashtu lehtësimin gradual. Detyrimi për maskë duhet të ruhet për momentin eventual të shtimit të pranisë së virusit. Kjo do të vlente për transportin publik, shtëpitë e të moshuarve dhe spitalet.
Kështu duan partitë
SVP dëshiron fundin e menjëhershëm të të gjitha masave të koronës, sepse ato, sipas saj, “nuk mund të justifikohen më me asgjë”. Partia e qendrës (Mitte) mirëpret hapat e mëtejshëm të hapjes, siç është detyrimi për certifikatë, por dëshiron ta bëjë këtë në varësi të situatës epidemiologjike, përcjell albinfo.ch. PS dhe Liberalët e Gjelbër janë kundër lehtësimit “me një goditje”, gjegjësisht kundër variantit të parë. Vazhdimi i detyrimit për maska dhe hapja graduale kanë kuptim, sipas tyre.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha