Tematike
Zvicër: Kështu ndihmohen bizneset që u detyruan të mbyllen nga pandemia
Kompanitë që janë mbyllur zyrtarisht për të paktën 40 ditë kalendarike që nga 1 nëntori 2020, tani konsiderohen automatikisht "raste të rënda"
Krahas masave kryesore, si mbyllja e dyqaneve, kufizimi i pjesëmarrësve në takimet publike dhe private etj. Këshilli Federal i Zvicrës sot ka marrë edhe një vendim tjetër të rëndësishëm, atë për trajtimin e “rasteve të rënda” në ekonomi.
Fjala është për përpjekjen e mbrojtjes së bizneseve që pësojnë nga aplikimi i masave kundër pandemisë.
Në vazhdim, masat e “rasteve të rënda” që mori sot qeveria
- Në rast të mbylljes së biznesit nuk kërkohet asnjë dëshmi për rënien e shitjes: Ato kompani që janë mbyllur zyrtarisht për të paktën 40 ditë kalendarike që nga 1 nëntori 2020 (në veçanti restorante, bare dhe diskoteka, si dhe bizneset e kohës së lirë dhe argëtuese) tani konsiderohen automatikisht “raste të rënda”. Pra, nuk ka nevojë për të ofruar prova të një rënie prej 40 për qind të shitjeve.
- Marrja parasysh e rënies së shitjes në vitin 2021: Kompanitë që pësojnë rënie të shitjes në periudhën janar – qershor 2021 të shkaktuar nga masat e urdhëruara zyrtarisht për të luftuar epideminë Covid-19 tani, si bazë vlerësimi mund të përdorin shitjet për 12 muajt e fundit në vend të shitjeve vjetore për 2020.
- Shkurtohet ndalimi i dividentave: Ndalimi i pagimit të dividentëae apo honorareve ose ripagimi i kontributeve të kapitalit nga pronarët do të reduktohet në 3 vjet ose derisa të jetë ripaguar ndihma e marrë.
- Lehtësimi administrativ: Kompanitë e mbyllura duhet të sigurojnë më pak dëshmi sesa rastet “normale” të rënda. Kufijtë e sipërm për kontributet e fondeve A-perdu (fonde të humbura) rriten: Kantonet tani mund të japin kontribute deri në shkallën prej 20 për qind të shitjes vjetore (më parë ishte 10 për qind) dhe deri në 750,000 franga për kompani (më parë: 500,000 franga) për të gjitha kompanitë. Kjo duhet të mundësojë që të merren parasysh më mirë kompanitë me kosto fikse të lartë. Një gjë e tillë mund të përdoret gjithashtu për të mbuluar shtrirjen e mundshme të mbylljeve përtej fundit të shkurtit 2021.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit