Lajme

Zvicër: Kërkohet që dyqanet e vetë-shërbimit të lejohen të qëndrojnë gjithmonë të hapura

Nëse qeveria e Zugut e arrin qëllimin, dyqanet pa staf shitës do të përjashtohen nga orët e punës. Përjashtimi tashmë zbatohet për dyqanet e fermave dhe makinat shitëse në kantonin e Zug.

Këshilli qeveritar është i përgatitur të lehtësojë rregullat në lidhje me orarin e hapjes së dyqaneve. Ai është i hapur ndaj mundësive të reja teknologjike, thuhet në raportin e tij në parlament, përcjell albinfo.ch.

Ai thekson rëndësinë e shtesës “pa staf shitës” për të përjashtuar ofertat e tjera. Megjithatë, në dyqanet ku klientët vendosin vetë artikujt në shportat e tyre ose paguajnë në makinat shitëse, nevojitet personel për rimbushjen ose pastrimin, shkruan Blick.

Komiteti përgatitor mbështet planet e qeverisë, por dëshiron të shkojë më tej me përjashtimet. Ai propozon dhënien e një përjashtimi për dyqanet me sipërfaqe maksimale 100 metra katrorë, nëse punësojnë vetëm personel sigurie jashtë orarit të punës.