Lajme
Katër nga dhjetë banorë mbi 15 vjeç të Zvicrës, me prejardhje të huaj
Shumica e njerëzve me prejardhje migrante kanë nënshtetësi zvicerane (37 për qind). Pas tyre vijnë ata me shtetësi italiane dhe gjermane, nga 9 për qind
Në vitin 2023, 40 për qind e popullsisë rezidente të përhershme të Zvicrës, të moshës mbi 15 vjeçare, ishte me sfond migrimi. Kjo korrespondon me 3,019,000 njerëz dhe paraqet një rritje prej 2.2 për qind krahasuar me një vit më parë, siç njoftoi të enjten Enti Federal i Statistikave.
Shumica e njerëzve me prejardhje migrante kanë nënshtetësi zvicerane (37 për qind), transmeton albinfo.ch. Pas tyre vijnë të huajt me shtetësi italiane dhe gjermane, secila me nëntë për qind.
Nga ky grup, rreth 80 për qind kanë lindur jashtë vendit dhe i përkasin gjeneratës së parë të migrantëve. Bëhet fjalë për 2,236,000 njerëz, shkrua 20minuten.ch. Pjesa e mbetur prej 20 për qind, rreth 623,000 njerëz, kanë lindur në Zvicër dhe i përkasin gjeneratës së dytë.
Nga popullsia me banim të përhershëm nën moshën 15 vjeç, pothuajse tre të katërtat e atyre me prejardhje të huajn kanë lindur në Zvicër dhe kanë nënshtetësi zvicerane, përcjell albinfo.ch. Një e katërta e mbetur përbëhet nga fëmijë që kanë lindur jashtë ose në Zvicër dhe kanë shtetësi të huaj.
Fëmijët me nënshtetësi gjermane, portugeze ose italiane janë veçanërisht të përfaqësuar në këtë grup (dymbëdhjetë përqind, dymbëdhjetë për qind dhe njëmbëdhjetë për qind).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor