Lajme

Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë

Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore, farmacitë zvicerane po përballen me mungesë të barnave me prejardhje nga aspirina.

Farmacistët raportojnë se aktualisht, Aspirin 500 mg tableta të përtypur (10 copë), Aspirin S 500 mg tableta (20 copë) dhe Aspirin Gran 500 mg qese (20 copë) nuk janë në magazinë, transmeton albinfo.ch.

Furnizimet pritet të rifillojnë deri në shkurt; alternativat gjenerike janë të disponueshme ndërkohë.