Lajme

Zvicër: Gjykata Federale mbështet vetëvrasjen e asistuar të një gruaje të shëndetshme

Gjykata Federale zvicerane ka shpallur të pafajshëm nënkryetarin e grupit të asistuar të vetëvrasjeve Exit, pasi ndihmoi një grua të shëndetshme 86-vjeçare t’i jepte fund jetës.

Dr. Pierre Beck u akuzua për veprën e narkotikëve kur i dha një anestezi e fuqishme, e cila përdoret gjatë procedurës, në vitin 2017, transmeton albinfo.ch.

Gruaja donte t’i jepte fund jetës së saj në të njëjtën kohë me burrin e saj të sëmurë përfundimisht.

Gjyqtarët federalë po dëgjonin një çështje të ngritur nga prokurorët në Gjenevë, pasi një gjykatë më e ulët kishte mbështetur gjithashtu doktorin.

Ata vendosën me katër vota për, kundër një, se vdekja ishte e ligjshme.