Lajme
Zvicër-Francë-Gjermani: Festohet hapja e kufijve pas 3 muajsh bllokimi
"Gjatë kohës sa ishin kufijtë të mbyllur, është parë se sa e rëndësishme është të kesh mundësi të kalosh kufirin në çdo kohë"
Zvicra ka rihapur të hënën kufijtë e saj kombëtarë për qytetarët e BE dhe EFTA. Autoritetet nga rajoni trinacional – Zvicër-Gjermani-Francë – i Bazelit kanë festuar në mëngjesin e të hënës fundin e mbylljes tremujore të kufirit, njofton srf.ch.
Për presidenten e Bazelit, Elisabeth Ackermann, kjo ngjarje ishte “një shenjë e fortë e vlerësimit të ndërsjellë”, transmeton albinfo.ch. Ackermann, në festimin në Dreiländerbrücke midis Weil am Rhein (Gjermani) dhe Huningue (Francë) ka thënë se gjatë tre muajve të kaluar ishte ndjerë mungesë e dhimbshme në jetën e përbashkët në trekëndëshin kufitar.
Autoritetet nga Gjermania dhe Franca janë shprehur gjithashtu të kënaqur me rihapjen e kufijve. Gjatë kohës së mbylljes së kufirit, është parë se sa e rëndësishme është të kesh mundësi të kalosh kufirin në çdo kohë, përcjell albinfo.ch. U tregua se “ne nuk jemi vetëm fqinjë ose partnerë, por edhe miq,” u tha veç tjerash gjatë festimit të rihapjes.
Ndërkohë që në urën e tri vendeve (Dreiländebrücke)po festohej, qendra tregtare Rheincenter aty pranë po hapte dyert e saj, përcjell albinfo.ch. Në këtë qendër tregtare nuk kishte shenjë të ndonjë nxitimi të turistëve nga Zvicra për të bërë blerje. Trafiku i hyrjes dhe i daljes mes kufijve gjithashtu është trajtuar pa asnjë problem nga zyra doganore Weil-Friedlingen.
“Shopping turizmi” lejohet përsëri
Siç është njoftuar tashmë, kontrollet kufitare brenda zonës Shengen janë hequr dhe turizmi i blerjeve lejohet përsëri.
Janë hapur të gjitha vendkalimet kufitare që ishin mbyllur në mars për shkak të pandemisë. Kontrollet e bazuara në rrezik vazhdojnë të bëhen, me qëllimin për të parandaluar kontrabandën dhe krimin, siç shkruan Këshilli Federal.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër Konsulli i Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha: Roli i komuniteteve fetare në ruajtjen e gjuhës dhe...
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
Jeta në Zvicër
-
5 miliardë franga projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane A do të votojë Zvicra për të zgjeruar autostradat e saj?...
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët