Lajme
Zvicër: Fillon rënia e numrit të rasteve, 16% më pak gjatë javës që shkoi
1270 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19 që është 11 për qind më pak se në javën e kaluar
Pas ngritjes së numrit të infeksioneve që ka karakterizuar dy muajt e fundit, Zvicra njofton sërish për një ulje të numrave.
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar sot 30,305 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus gjatë javës së fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 4467 që është 16 për qind më pak se në javën e kaluar.
Incidenca 14-ditore është aktualisht 828.3.
BAG raporton po ashtu 463 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore është 60 shtrime në ditë, transmeton albinfo.ch. 1270 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19 që është 11 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 76 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv. Kjo është 6 për qind më shumë se një javë më parë.
BAG raporton 24 raste të reja të vdekjes gjatë javës që kaloi.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












