Shkurt.ch

Zvicër: Farmacistët protestojnë kundër planit të kursimit

Qeveria po përballet me kundërshtimin e farmacistëve kundër planeve për të ulur subvencionet dhe çmimet e përgjithshme të barnave, përcjell albinfo.ch.

Shoqata e farmacistëve të hënën filloi një peticion, duke i bërë thirrje qeverisë të heqë planet e saj të kursimit të shpenzimeve dhe të rrisë shërbimet bazë mjekësore. 

Grupi i lobit thotë se pacientët me sëmundje kronike dhe ata që kanë nevojë për mjekim në një kohë të shkurtër do të goditen më së shumti nga shkurtimet e planifikuara. Ajo i kërkon qeverisë të garantojë një “shërbim funksional bazë mjekësor të kualitetit të lartë edhe në rajonet e largëta”, përcjell albinfo.ch.

Vitin e kaluar, ministri i Brendshëm, Alain Berset, paraqiti plane për të ulur çmimet e barnave të përgjitshme, të cilat do të reduktonin kostot deri në 480 milionë franga. Qeveria gjithashtu propozoi kursime në masën e 50 milionë franga, duke ulur subvencione për farmacistët, mjekët dhe spitalet për shërbimet logjistike.

Farmacistët argumentojnë se kanë kontribuar më shumë se të tjerët në sektorin e shëndetësisë për të ofruar një shërbim publik me kosto të ulët në bashkëpunim me mjekët e familjes dhe personelin e sektorit të kujdesit, përcjell albinfo.ch.

Kostot e rritjes së vazhdueshme të shëndetit kanë vënë presion mbi qeverinë për të vepruar. Disa nisma janë duke u zhvilluar për të reduktuar primet shëndetësore të detyrueshme.

Zvicra ka një nga sistemet shëndetësore më të shtrenjtë dhe shpenzimet në rritje kanë qenë prej kohësh një shqetësim i madh për klientët.