Lajme
Zvicër: Ekspozitë nga Urim Berisha “Origjina e Numrave”
Artisti Urim Berisha-Urbani prezanton "Origjinën e Numrave" – Një Ekspozitë në Netstal
Bashkësia Islame Shqiptare në Netstal do të jetë mikpritëse e një ekspozite të jashtëzakonshme të artistit Urim Berisha-Urbani. Nën titullin “Origjina e Numrave,” Urim Berisha prezanton një koleksion pikturash abstrakte, të krijuara gjatë dy viteve të fundit. Ekspozita ofron një vështrim unik mbi ndërthurjen e artit, kulturës dhe historisë, duke ftuar vizitorët të zbulojnë botën e numrave në një mënyrë të re dhe magjepsëse.
Urim Berisha-Urbani, është një piktor me rrënjë nga Kosova qe jeton në Zvicër. Pas përfundimit të shkollimit te ulet dhe te mesem në vendlindje Urimi vazhdoj studimet në Akademinë e Arteve te univerzitetit te Prishtines ne degen e Piktures ku edhe ne vitin 2002 diplomon. Menjeher pas diplomimit emigron ne Zyrih ku edhe sot jeton me familjen e tij. Arti i tij është thellësisht i ndikuar nga traditat e origjinës së tij dhe pasqyron një lidhje unike midis elementeve nga kultura materiale – dhe ajo jomateriale apo shpirterore.
Veprat e tij abstrakte dallohen për përdorimin e teknikave dhe materialeve të veçanta, të cilat i mundësojnë artistit të shprehë idetë e tij në një mënyrë autentike dhe interesante. Ekspozita “Origjina e Numrave” është një përpjekje për ti rizbuluar dhe per ti riinterpretuar numrat.
Urim Berisha-Urbani ndjek gjurmët e numrave deri në origjinën e tyre.
“Gjurmët e numrave më çojnë në një botë ku feja, filozofia dhe shkenca bashkëjetonin në harmoni dhe e frymëzonin njëra-tjetrën,” shpjegon ai. “Kjo është bota e shekullit të 9-të, e njohur gjithashtu edhe si ‘Epoka e Artë e Islamit’.”
Ekspozita premton një udhëtim emocionues për vizitorët në këtë epokë magjepsëse, ku u vendosën themelet e matematikës, shkencës dhe filozofisë moderne. Veprat e Urim Berishës ftojnë vizitorët të rishqyrtojnë rolin e numrave në kulturën dhe historinë tonë dhe të eksplorojnë kuptimin e tyre më të thellë.
Vernisazhi do të mbahet më 7 shtator 2024 në hapësirat e Bashkësisë Islame Shqiptare në Netstal. Hapja solemne do te jete ne ora 13:00. Dashamirët e artit dhe të interesuarit janë të mirëpritur të përjetojnë perspektivën unike të artistit mbi historinë e numrave dhe të frymëzohen nga ndërthurja e religjionit, shkences, filozofise dhe kulturës ne art.
Për më shumë informacion mbi ekspozitën dhe artistin, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Bashkësisë Islame Shqiptare në Netstal.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes