Lajme
Zvicër: Do të punohet edhe të dielave, në rast mungese të rrymës elektrike
Në mocion ishte kërkuar që orari i punës të bëhet më fleksibël shpejt dhe për një periudhë të kufizuar në rast të mungesës së energjisë

Nëse në Zvicër ndërpritet energjia elektrike, punonjësit duhet të jenë në gjendje të punojnë më lehtë se tani, të dielave ose natën, trasnmeton albinfo.ch. Këto janë rastet kur energjia elektrike është më e lirë.
Të dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës kanë pranuar një mocion përkatës të bërë nga deputetja e partisë Die Mitte Andrea Gmür-Schönenberger.
Në mocionin e saj, ajo kërkon që orari i punës të bëhet më fleksibël shpejt dhe për një periudhë të kufizuar në rast të mungesës së energjisë, shkruan sda.ch.
Këshilli Federal dhe një pakicë në të dy këshillat ishin kundër bërjes së ligjit më fleksibël. Në Dhomën Nacionale, zëdhënësi i pakicës dhe bashkë-presidenti i PS-së Cédric Wermuth (PS/AG) tha të enjten se ndryshimi i urdhëresës për ligjin e punës nuk ishte aspak i nevojshëm, trasnmeton albinfo.ch.
Ai tha gjithashtu se të djathtët duan që, thjesht, të liberalizojnë punën e natës dhe të së dielës në përgjithësi: “Një truk i keq”.
Gmür-Schönenberger është e kënaqur me vendimin e parlamentit dhe u përgjigjet skeptikëve: “Nuk bëhet fjalë për liberalizimin e punës së të dielës dhe të natës. Na duhet një zgjidhje për situatën absolute të emergjencës”, thotë ajo. Në fund të fundit, bëhet fjalë për sigurimin e vendeve të punës të punonjësve.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë Shumica e produkteve Toblerone do të mbajnë tani kryqin zviceran në paketimin e tyre. Kompania amerikane...
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët
-
A janë gjigantët farmaceutikë kompanitë më të mira për të punuar në Zvicër?
-
Masat nga qeveria zvicerane pas tarifave nga Trump
-
Lloji i ri i Mpox në Zvicër