Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Gzim Rama zgjidhet në ekzekutivin e Komunës Moudon “Më 22 shtator jam votuar si drejtor në qeverinë lokale në ekzekutivin e Komunës Moudon", thotë...
-
Genta Gola, këshilltare për Evropën në International IDEA me bazë në Stokholm
-
Shqiptarja ‘pushton’ skenën, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ në Itali
-
Turneu në futboll i shkollave shqipe të Zvicrës kthehet në festë madhështore
-
Kurti takon përfaqësuesit e shoqatave të diasporës në Venecia
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave të banimit rriten në Cyrih dhe Gjenevë Blerja e shtëpisë tuaj në Cyrih kushton pothuajse 25% më shumë në terma realë sesa pesë...
-
Shtetasit zviceranë paralajmërohen kundër udhëtimit në Liban dhe Izrael
-
Kur u përdor për herë të parë kapsula e vdekjes “Sarco”
-
Këshilli Kombëtar dëshiron të kufizojë bashkimin familjar në sistemin e azilit
-
Aleanca për Zgjerimin e Auto udhëve nis fushatën e votimit