Lajme

Zvicër: Deputetët lehtësojnë rregullat për ndërtimin e shtëpive të reja

Një nga arsyet që autoritetet kanë përdorur për të mos zgjidhur mungesën e banesave është se lejet e ndërtimit kërkojnë që kontraktorët e ndërtesave të respektojnë ligjet kundër zhurmës, përcjell albinfo.ch.

Të hënën, të dy dhomat e parlamentit ranë dakord përfundimisht për rishikimin e Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit, në lidhje me ‘ndotjen akustike të tolerueshme’ në ndërtimin e banesave të reja. Qëllimi i rishikimit ishte ndryshimi i kushteve për dhënien e lejeve të ndërtimit në zonat e rrezikuara nga zhurma.

“Me kusht që banesa të ketë ajrim të kontrolluar dhe sistem të kontrollit të temperaturës, ose një dhomë ku respektohen kufijtë e zhurmës kur një dritare është e hapur, nuk do të nevojiten kushte të tjera”, vendosën deputetët.