Lajme

Zvicër: Deputetët kërkojnë të parandalohen martesat e detyruara, ku përfshihen të mitur

Çdo vit, rreth 350 martesa të detyruara të të miturve raportohen në Zvicër – shifra që qeveria e sheh “alarmante”, veçanërisht pasi shumë nga këto bashkime, të kontraktuara jashtë vendit, “janë rezultat i detyrimit”, transmeton albinfo.ch.

Prandaj, Komiteti i Çështjeve Ligjore të Këshillit të Shtetit kërkon jo vetëm të konsiderojë martesat me fëmijë nën 16 vjeç si vepra penale dhe të vendosë dënime për akte të tilla, por edhe të zgjasë të drejtën për t’i shpallur të pavlefshme këto bashkime derisa i mituri të mbushë 25 vjeç.

Aktualisht anulimi është i mundur vetëm deri në moshën 18-vjeçare, shkruan thelocal.