Shkurt.ch

Zvicër: Dënohet për ryshfet me një përgjegjës së Zyrës federale

Një menaxher i biznesit, i cili ishte munduar të korruptojë një menaxher të projektit të Zyrës Federale për Mjedisin (BAFU), është dënuar me një gjobë prej 21.600 frangash zvicerane. Ministria Publike e konfederatës e dënoi atë  për korrupsion dhe keqmenaxhim të bashkëpunimit.

Biznesmeni u dënua me 80 ditë gjobë (270 franga për çdo ditë), sipas urdhëresës penale, e cila u shqiptua në korrik dhe u transmetua të  mërkurën nga e përditshmja gjermanofolëse “Berner Zeitung”.  I interesuari kishte paguar “dispozita” me një shumë prej  12.700 frangash në llogari private të zyrtarit federal, i cili nuk i kishte prekur akoma.
Këto transfere të parave shpërblenin angazhimin personal për kompaninë e biznesmenit të lartpërmendur. Këto shkëmbime financiare janë bërë në mes të prillit dhe dhjetorit 2009.

Shefi i kompjuterit, i licencuar

Ministria Publike e Konfederatës (MPC) ka bërë hetime që nga viti 2010 për keqmenaxhim në BAFU. Procedura e biznesmenit prek edhe pesë persona të tjerë, prej të cilëve edhe një ish-punonjës i Zyrës federale.

Organi në fjalë pati ndërprerë në vitin 2012 një projekt IT prej disa milionë frangash pjesërisht për shkak të këtij hetimi penal. Humbja e gjeneruar duhet të jetë rreth 6.1 milionë franga. Zyra Federale e kishte larguar nga puna kreun e kësaj zyre informative.