Lajme
Zvicër: Deficiti i qeverisë është më i ulët se sa pritej
Megjithëse parashikimet për vitin 2024 treguan se arkat federale do të jenë në të kuqe deri në më shumë se 2 miliardë franga deri në fund të këtij viti, të dhënat e reja zbulojnë se situata nuk është aq e tmerrshme sa ishte paralajmëruar, përcjell albinfo.ch.
Sipas shifrave të reja, parashikimi fillestar i një deficiti prej 2.6 miliardë frangash është ulur në ‘vetëm’ 900 milionë.
Kjo situatë shpjegohet, nga njëra anë, me shpenzime më të ulëta dhe të ardhura më të larta se sa pritej.
Nga ana tjetër, paratë e planifikuara për Hekurudhat Federale të Zvicrës (SBB) nuk janë atribuar këtë vit, sepse diskutimet parlamentare për këtë çështje zgjatën më shumë sesa pritej.
Por ndërkohë që financat e shtetit janë në gjendje më të mirë sesa pritej këtë vit, kjo nuk do të ndodhë në vitin 2025, kur qeveria do të duhet të bëjë shkurtime të konsiderueshme buxhetore.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut