Futboll

Zvicër-Danimarkë: Xhaka, si gjithmonë titullar

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Zvicër-Danimarkë, në Ligën e Kombeve, shkruan albinfo.ch.

Kapiteni Granit Xhaka si gjithmonë është titullar te Nati, duke qenë i padiskutueshëm.

Zviceranët kërkojnë pikët e para, pasi në tri sfidat e para nuk morën asnjë, ndërsa danezët kanë gjashtë pikë.

Lider është Spanja me shtatë pikë, kurse Serbia ka katër pikë.