Lajme
Zvicër: Cilat janë përfitimet nga hapësirat e gjelbëruara
Pozita e mirë e saj gjeografike bën që Zvicra të ketë vendet ndër më të bukurat në botë.
Padyshim se faktorët natyror dhe shoqëror të mjedisit, ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njeriut. Duke e parë rëndësinë e mjedisit e sidomos gjelbërimit, gjithnjë e më shumë shtetet janë duke u angazhuar për hapësira të gjelbra, pasi ato ofrojnë përfitime të mëdha si për mjedisin ashtu edhe për banorët e tij, transmeton albinfo.ch.
E njëra nga shtetet që zotëron natyrë të gjelbëruar është Zvicra e cila është e pasur me alpet e saj të veçanta dhe me shumë liqene, të cilat të dyja bashkë ofrojnë pamje të bukur.
Pozita e mirë e saj gjeografike bën që Zvicra të ketë vendet ndër më të bukurat në botë.
Realisht pamjet e bukura që shpalosin dhe dëshmojnë që Zvicra është një vend mjaft tërheqës si nga ana e natyrës, ashtu edhe nga mënyra e ndërtimit të saj nga dora e njeriut, bën që të ketë shumë përfitime të mira shëndetësore, transmeton albinfo.ch.
Por, se cilat janë disa përfitime,
– Nga përhapja e hapësirave të gjelbra, Zvicra kontribuon në krijimin e një shtrese të re të biodiversitetit urban.
– Një nga problemet më të zakonshme të shteteve është rritja e periudhave të ndotjes, e bimët e mbjella veprojnë si filtra për disa nga ndotësit më të dëmshëm të ajrit, gjë që Zvicra gjendet mirë në këtë aspket.
– Krijimi i një eko-sistemi të ri të gjelbër urban, zbut temperaturat e larta, përhapjen e sëmundjeve, e shume përfitime të tjera të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Në mënyrë të përgjithshme prania e gjelbër në mjedisin ku jetojmë, nxit lidhjen tonë me natyrën dhe rrjedhimisht mund të na çojë drejt mirëqenies më të mirë njerëzore. Studime të shumta tregojnë se prania e gjelbërimit ulë stresin, zvogëlon sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet e zemrës si dhe ndihmon në përqendrimin tonë. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës