Lajme
Zvicër: BAG rekomandon vaksinimin e 12 -16 vjeçarëve
Ekif dhe BAG rekomandojnë vaksinimin nga mosha dymbëdhjetë vjeç, për t`u mbrojtur nga sëmundja, por edhe për të shmangur infeksionet
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) dhe Komisioni Federal për Çështjet e Vaksinimit (Ekif) rekomandojnë vaksinimin kundër koronavirusit për të gjithë adoleshentët midis moshës 12 dhe 15 vjeçare, raporton srf.ch.
Rekomandimet e vaksinimit janë ndryshuar në përputhje me rrethanat. Christoph Berger, kryetar i Komisionit Federal për Çështjet e Vaksinimit (Ekif), thotë se Swissmedic tashmë kishte aprovuar vaksinën Pfizer / Biontech për të rinjtë 12 deri në 15 vjeç, që në fillim të qershorit.
Berger thotë se adoleshentët duhet të peshojnë rreziqet së bashku me prindërit e tyre dhe më pas të vaksinohen nëse duan, transmeton albinfo.ch.
“Ekif dhe BAG rekomandojnë vaksinimin nga mosha dymbëdhjetë vjeç. Kjo bëhet për t`u mbrojtur nga sëmundja, por edhe për të shmangur infeksionet e mëtejshme dhe në këtë nënyrë, për të parandaluar pasojat e masave të mëtejshme mbrojtëse”.
Por nuk është vendosur ndonjë objektiv për vaksinimin e këtij grupi. Adoleshentët e moshës 12 deri në 16 vjeç nuk kanë nevojë të tregojnë certifikatë Covid për pjesëmarrje në aktivitete.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











