Lajme

Zvicër: BAG raporton 2986 infeksione në 24 orët e fundit

BAG raporton 7 raste të reja të vdekjes nga Covid-19. Mesatarja 7 ditore është 3 të vdekur. Kjo është 52 për qind më pak se në javën e kaluar

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 2,986 raste të reja që kishin rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.

Mesatarja 7-ditore tani është 2452 ose 49 për qind më shumë se një javë më parë, transmeton albinfo.ch. Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja llogaritet të dyfishohet afërsisht çdo 12 ditë. Incidenca 14-ditore aktualisht është 332.1.

BAG po ashtu raporton 64 shtrime të reja në spital ndërs mesatarja 14-ditore është 28 shtrime në në ditë. Kjo është 8 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar, shkruan srf.ch.

Aktualisht 554 persona po trajtohen në spital për Covid-19 dhe është 18 për qind më shumë se në javën e kaluar.

Po ashtu aktualisht po marrin trajtim intensiv 119 pacientë me Covid-19 ose 7 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad-hoc) janë aktualisht  77 për qind të zënë. 14 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga të sëmurët me Covid 19.

BAG raporton 7 raste të reja të vdekjes nga Covid-19. Mesatarja 7 ditore është 3 të vdekur. Kjo është 52 për qind më pak se në javën e kaluar.