Lajme

Zvicër: Autoritetet presin reshje të shumta të borës

Temperaturat pritet të ulen pas të hënës në Zvicër, kur edhe pritet të ketë reshje të shumta të borës. Autoritetet kanë paralajmëruar se do ketë borë të dendur në Aple. Kjo është cilësuar si rrezik në nivelin 3 nga 5 në mes të qyteteve Valais dhe Liechtenstein. Po ashtu janë paralajmëruar edhe rrëshqitje të borës.

Sipas Michael Eichmann nga Meteonews, matjet tregojnë që gjendja është më e rëndë në 24 orët e fundit në pjesën perëndimore të Alpeve. Reshjet e shiut ishin të dendura në Valais dhe Mittelland.

“Në Alpet e Valais, në 24 orët e fundit ra rreth gjysmë metre borë dhe shtrihet përreth 400 deri në 500 metra”, ka thënë Eichmann për 20minuten, përcjell albinfo.ch.

Të shtunën po ashtu priten reshje në Valais dhe përgjatë Alpeve qendrore, ku do ketë edhe reshje të borës.

Të hënën moti pritet të jetë i qëndrueshëm, megjithatë pas kësaj dite do të ulen temperaturat e do të ketë edhe më shumë reshje të borës, shkruan 20 minuten, përcjell albinfo.ch.