Lajme
Zvicër: Arrestohet një shtetas zvicerano-maqedonas dhe një kosovar, të dyshuar për terrorizëm
Dy anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik janë arrestuar në Zvicër, si pjesë e një serie bastisjesh të koordinuara të policisë në Zvicrën perëndimore, transmeton albinfo.ch.
Katër shtëpi u kontrolluan në kantonet Vaud dhe Gjenevë të enjten pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm (ZAP).
Një shtetas i dyfishtë zvicerano-maqedonas dhe një shtetas kosovar janë arrestuar nën dyshimin për mbështetje të organizatave të ndaluara terroriste.
Terrorizmi i frymëzuar nga xhihadistët konsiderohet si një nga kërcënimet më të rënda për sigurinë e brendshme nga shërbimi i inteligjencës zvicerane.
Dy të dyshuarit e arrestuar janë duke u marrë në pyetje nga prokurorët federalë, të cilët do të vendosin nëse do të ngrenë akuza dhe për sa kohë do të mbajnë në paraburgim dyshen.
ZAP tha se Shërbimi Federal i Inteligjencës (FIS) gjithashtu kishte dhënë ndihmë për hetimin penal, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor













