Lajme
Zvicër: 95 viktima në trafikun rrugor në 6 muajt e parë të vitit
Numri i ngasësve të lënduar rëndë të biçikletave elektrike është rritur, nga 148 sa ishte në gjysmëvjetorin e parë të vitit të kaluar, në 207 gjashtë muajt e parë të këtij viti
Në gjysmën e parë të vitit 2020 në trafiklun rrugor të Zvicrës kanë vdekur 95 persona. Ky numër është për 19 më i madh se ai i regjistruar në fund të qershorit të vitit 2019, shkruan sda.ch.
Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2018, ishin 102 të vdekur, transmeton albinfo.ch.
Trendi afatgjatë i rënies së numrit të personave të lënduar rëndë ka vazhduar edhe në këtë gjashtëmujor: 1614 persona kanë pësuar lëndime të rënda deri në fund të qershorit të vitit aktual.
Në periudhën e krahasueshme të vitit 2019 ka pasur 1687 ndërsa në atë të vitit 2018, 1778 persona të kësaj kategorie.
Numri i viktimave dhe i lëndimeve serioze ka rënë më shumë në autostrada dhe rrugë tjera sesa në pjesën tjetër të rrjetit rrugor.
Ndërkaq, ajo që është karakteristike për vitet e fundit, është shtimi i aksidenteve të rënda të ngasësve të biçikletave elektrike.
Numri i aksidenteve të rënda të kësaj kategorie është rritur sërish në gjysmën e parë të vitit 2020, përcjell albinfo.ch. Kështu, ka vazhduar trendi i viteve të fundit. Shkaku më i zakonshëm i aksidenteve ishte tejkalimi i shpejtësisë
Numri i ngasësve të lënduar rëndë të biçikletave elektrike është rritur, nga 148 sa ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në 207 gjashtë muajt e parë të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Këtë njoftim e ka bërë të enjten Zyra Federale e Rrugëve (Astra) në statistikat e aksidenteve të trafikut.
Në periudhën e njëjtë, gjashtë persona kanë vdekur në aksidente me biçikletë elektrike, ose një më pak se në gjysmën e parë të vitit 2019.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë SBB planifikon të përdorë 1600 trena specialë për ngjarje të mëdha në vitin 2025. Vitin e...
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind
-
A po ofron një fshat zviceran të paguajë mijëra franga për t’u shpërngulur atje?