Lajme
Zvicër: 862 raporte me efekte anësore pas vaksinimit

Rregullatori shëndetësor Swissmedic deri më tani ka marrë 862 raporte të reagimeve të dyshuara anësore pas një vaksinimi Covid-19 në Zvicër.
“Nuk ka asnjë provë deri më tani për ndonjë sinjal të ri sigurie”, tha Swissmedic në një deklaratë, përcjell tutje albinfo.ch.
Shumica e raporteve përfshinin më shumë se një reagim (gjithsej 2,154 reagime, mesatarisht 2,5 për raport).
Më të zakonshmet ishin reagimet në vendin e injeksionit (skuqje, kruarje, dhimbje dhe ënjtje), ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore.
Rastet me këto reagime përbënin më shumë se gjysmën e raporteve (56%). Mosha mesatare e të prekurve ishte 64.4 vjeç; 42.7% ishin mbi 75.
Në dy të tretat e rasteve gratë vuanin nga efektet anësore. Tre në dhjetë raporte të reagimeve anësore, ose 263 raste, u klasifikuan si serioze. Reagimet më të zakonshme në këto raste ishin ethe, gulçim, mbindjeshmëri, reaksione anafilaktike, të vjella, marramendje, dhimbje koke dhe riaktivizimi i herpesave.
Disa nga pacientët “seriozë”, mosha mesatare e të cilëve ishte 70.6, kërkuan trajtim spitalor, tha Swissmedic.
Në shumicën e rasteve, megjithatë, ata nuk ishin në rrezik. Në 70 raste, reagimet ndodhën qartë pas dozës së dytë të vaksinimit.
Rreth 460 raporte u morën pas vaksinimit me vaksinën Pfizer / BioNTech dhe 393 pas një vaksinimi me vaksinen Moderna. Në nëntë raste, vaksina nuk ishte specifikuar, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?