Shkurt.ch
Zvicër: 8% më pak azilkërkues gjatë nëntorit
Gjatë 11 muajve të këtij viti, gjegjësisht një muaj para përfundimit të vitit 2019, në Zvicër kanë kërkuar azil 13158 veta

Gjatë nëntorit në Zvicër janë regjistruar 1166 kërkesa për azil. Ky numër është për 8.4% më i vogël se ai i një muaji më parë ose 10.2% më i vogël se numri i regjistruar në nëntorin e vitit të kaluar (2018), thuhet në një komunikatë të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM).
Ndërkaq gjatë 11 muajve të këtij viti, gjegjësisht një muaj para përfundimit të vitit 2019, në Zvicër kanë kërkuar azil 13158 veta.
SEM gjatë muajit nëntor ka zgjidhur 1692 kërkesa azili në shkallën e parë. Në këtë kontekst, për 246 raste janë marrë vendime për moslejim të hyrjes në Zvicër, prej të cilave 192 mbi bazë të Marrëveshjes së Dublinit), 469vetave u është njohur azili dhe 503 vetave pranimi i përkohshëm.
Nga ana tjetër në nëntor 465 veta e kanë lëshuar Zvicrën në mënyrë të kontrolluar ose Zvicra i ka kthyer në vendet e treta. Ndërkaq Zvicra u ka kërkuar shteteve tjera të Dublinit që të pranojnë 374 persona dhe vetëm për 129 prej tyre kërkesa është pranuar.
Në të njëjtën kohë, shtetet tjera të Dublinit kanë kërkuar nga Zvicra pranimin e 394 personave ndërsa Zvicra i ka marrë vetëm 93 prej tyre.
Më së shumti azilkërkues gjatë nëntorit në Zvicër kanë ardhur nga Eritrewa 223), Afganistani (128), Turqia (110), Siria (102) etj.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)