Lajme
Zvicër: 37,032 raste të reja me korona, ose rritje prej 7 % brenda një jave
Aktualisht janë 72 pacientë me Covid-19 në kujdesin intensiv, ose 57 për qind më shumë se javën e kaluar. Raportohen 21 raste të reja të vdekjes
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 37,032 raste të reja që rezultuan pozitive me koronavirus gjatë javës së fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 5293 që është 7 për qind më shumë se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Në trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 71 ditë.
Incidenca 14-ditore është aktualisht 766.59.
BAG po ashtu ka raportuar 543 shtrime të reja në spital, kështu që mesatarja 14-ditore është 54 shtrime në ditë, skruan srf.ch. 1430 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19 që është 20 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 72 pacientë me Covid-19 në kujdesin intensiv, ose 57 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar.
BAG raporton 21 raste të reja të vdekjes gjatë shtatë ditëve që shkuan.
Norma pozitive në mesataren 7-ditore është aktualisht 42.9 për qind. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka mbetur e njëjtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik