Lajme

Zvicër: 19 infeksione të reja brenda një dite

Duhet thënë se shumë kantone nuk i kishin azhurnuar shifrat për fundjavën e Rrëshajëve, prandaj numri i të hënës  (9) dhe sidomos ai i të martës (3) kishte dalë kaq i ulët

Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, brenda një dite janë raportuar 19 infeksione të reja me virusin korona. Të kujtojmë: kishte vetëm tre infeksione në ditën e mëparshme dhe nëntë të hënën. Ndërsa në ditët e fundjavës së kaluar ka pasur nga 17 raste të reja, shkruan sda.ch.

Duhet thënë se shumë kantone nuk i kishin azhurnuar shifrat për fundjavën e Rrëshajëve, prandaj numri i të hënës  (9) dhe sidomos ai i të martës (3) ka dalë kaq i ulët, shkruan albinfo.ch.

Deri tani janë gjithsej 30.893 raste të konfirmuara nga laboratori, siç raportohet nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në mesditë.  28.600 raportohen të shëruar.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga nga sëmundja e mushkërive Covid-19 në të gjitha kantonet ishte për një më i lartë se të martën. Pra,  sipas agjensisë së lajmeve Keystone-SDA deri të mërkurën pasdite në Zvicër janë raportuar 1921 vdekje. Të martën ishin 1920.

Keystone-SDA analizon të dhënat zyrtare të disponueshme në faqet e internetit të kantoneve.

Ndërsa BAG ka raportoi 1660 vdekje, ose tri më shumë sesa një ditë më parë. Kjo korrespondon me 19 vdekje për 100,000 banorë, transmeton albinfo.ch. Zyra Federale u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjes të Mërkurën, si pjesë e detyrimit të raportimit.

Numri i testeve të kryera në Sars-CoV-2, agjenti shkaktar i Covid-19, deri më tani ka arritur në 404.071. Në nëntë për qind të këtyre testeve, rezultati ka dalë pozitiv. Ka pasur  360 ​​infeksione në 100,000 banorë.