Lajme

Zvicër: 16,734 infeksione të reja dhe 17 raste të vdekjes

Aktualisht janë 142 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv, ose 6 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 16,734 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.

Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 15,027, që është 5 për qind më pak se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Incidenca 14-ditore aktualisht është 2661.29.

BAG raporton po ashtu 109 pranime të reja në spitale, mesatarja 14-ditore e të cilave është 83 në ditë. 1402 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19. Kjo është 15 për qind më pak se në javën e kaluar.

Aktualisht janë 142 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv, ose 6 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.

Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht 71 për qind të zënë. 17 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga pacientët me Covid 19.

BAG raporton 17 raste të reja të vdekjes nga Covid-19 në 24 orët e fundit.