Shkurt.ch

Zvicër: 167 mijë franga për kokë banori

Zvicra vazhdon të mbetet vendi më i pasur në botë, duke lënë mbrapa Japoninë dhe SHBA-në

Sipas një raporti të përpiluar nga koncerni gjerman i shërbimeve të sigurimeve dhe të financave Allianz, pasuria neto për kokë banori në Zvicër është 167 mijë franga. Kjo shumë e tejkalon për pak (0.6 për qind) atë të regjistruar para një viti.

Që nga viti 2000, Zvicra ka zënë për çdo vit vendin e parë në “Allianz Global Wealth Report”. Pas Zvicrës, në radhë vijnë Japonia dhe SHBA.

Por edhe në Zvicër, kriza financiare globale e vitit 2008 ka lënë pasojat e veta. Nga ai vit, pasuria neto e zviceranëve në vitin 2011 ka pësuar rënie për 8 për qind.

Studimi ka përpunuar të dhënat për 52 vende, të cilat, sipas Allianz, përbëjnë 93 për qind të fuqisë ekonomike të botës dhe ku jetojnë dy të tretat e popullsisë botërore, ose 4.8 miliardë njerëz.