Tematike
Zvicër: 12.6% më pak kërkesa azili në krahasim me një vit më parë
në maj ka pasur 1 % më shumë refugjatë që kanë kërkuar azil në Zvicër, në krahasim me muajin prill. Por po u krahasua gjendja me majin e një viti më parë, gjatë majit 2018 janë regjistruar 1268 kërkesa, ose 12.6 më pak
Ndonëse në brigjet italiane gjatë muajit maj kanë zbarkuar 3960 refugjatë, që është për 790 më shumë se në muajin paraprak, kjo nuk ka sjellë ndonjë ndryshim sa i përket Zvicrës. Ajo vazhdon të mos jetë vend primar të cilit ia mësyjnë migrantët që vijnë në Evropë, thuhet në një komunikatë që sot e ka lëshuar Sekretariai Shtetëror për Migracion (SEM).
Megjithatë, në maj ka pasur 1 % më shumë refugjatë që kanë kërkuar azil në Zvicër, në krahasim me muajin prill. Por po u krahasua gjendja me majin e një viti më parë, gjatë majit 2018 janë regjistruar 1268 kërkesa, ose 12.6 më pak, shkruan albinfo.ch.
Në kreun e listës së azilkërkuesve vazhdojnë të jenë shtetasit e Eritresë, me 274 kërkesa. Pas tyre vijnë sirianët (114), afganët (91), gjerorgjianët (89) dhe algjerianët (81).
91 shtetas sirianë janë pranuar në kuadrin e programit për rivendosje të UNHCR-së, duke e rritur në 868 numrin e gjithmbarshëm të sirianëve që Zvicra ka strehuar deri në maj të vitit 2018.
Në shkallën e parë, SEM gjatë muajit maj ka zgjidhur 2341 kërkesa azili. Prej tyre 448 kanë marrë vendime negative, 614 vetave u është dhënë (njohur) azili ndërsa 709 të tjerë kanë marrë statusin e përkohshëm (Viza F).
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës