Shkurt.ch
Zvicër: 10% më shumë kërkesa azili gjatë majit
Por, po u krahasua ky numër me atë të muajit maj të vitit 2018, kemi sërish një rënie të vogël

Numri i kërkesave të azilit në Zvicër gjatë muajit maj është rritur për 9.7 për qind në krahasim me muajin paraprak. Siç bën të ditur Zyra Federale për Migracion (SEM), azil në Zvicër gjatë majit kanë kërkuar 1226 veta ose për 108 më shumë se në prill. Por, po u krahasua ky numër me atë të muajit maj të vitit 2018, kemi sërish një rënie të vogël: janë regjistruar 42 kërkesa azili më pak ose ka pasur një rënie prej 3.3% të kërkesave në fjalë.
Lista e shteteve prej nga ka pasur më shumë kërkesa azili duket si vijon: Eritrea, ashtu si dhe në muajt dhe vitet e fundit, është në vendin e parë, me 289 kërkesa azili ose 44 më tepër se në prill; Azilkërkuesit nga Afganistani me 105 kërkesa, mbeten në shkallë të njëjtë me atë të shënuar një muaj më parë; sirianët kanë bërë 95 kërkesa për azil, numër ky që është për 35 më i madh se në prill. Nga shtetasit turq janë bërë 82 kërkesa azili ose 29 më shumë se një muaj më parë. Ndërsa nga Sri Lanka janë regjistruar gjithsej 74 kërkesa ose 37 më shumë se në prill.
SEM bën të ditur po ashtu se gjatë muajit maj ka zgjidhur në shkallën e parë 1834 kërkesa azili, transmeton albinfo.ch. Në këtë kontekst, janë marrë 339 vendime për mosdhënie azili (265 prej tyre mbi bazë të Marrëveshjes së Dublinit). 574 persona gjatë kësaj periudhe kanë fituar azilin dhe 430 të tjerë kanë fituar statusin e qëndrimit të përkohshëm në Zvicër (Viza F).
Numri i rasteve që akoma janë në procedurë të shkallës së parë është zvogëluar gjatë majit për 486 sish, duke rënë në 10551 raste të tilla.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)