Kosova

Zv/kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi në Zvicêr, takoi parlamentarë e zyrtarë qeveritarë

Në kuadër të qëndrimit në Zvicër, zv/kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi u takua .e parlamentarë e zyrtarë qeveritarë, në Bern. Ai njoftoi se diskutoi për zhvillimin ekonomik e perspektiva evropiane të Kosovës, marrëdhëniet bilaterale, situatën në vend e rajon, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe procesi i dialogut.

“”Takuam deputetët zviceranë pjesë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër, Cedric Wermuth dhe Roger Golay, Kryetarin e Këshillit Nacional, Eric Nussbaumer, Sekretaren e Shtetit për Çështje Ekonomike, Helene Budiger Artieda, dhe Sekretarin e Shtetit të Departamentit Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës, Alexandre Fasel”, njofton Bislimi transmeton albinfo.ch.

Bislimi përmendi edhe kontributin madhor të mërgatës, bashkëpunimi e marrëdhëniet me Zvicrën që fuqizohen dita ditës si në rrafshin ekonomik, e po ashtu dhe atë social e kulturor.