Futboll

Zurichu luajti me 5 futbollistë shqiptarë kundër Napolit

Benjamin Kololli, Mirlind Kryeziu, Toni Domgjoni, Lavdim Zumberi dhe Bledian Krasniqi luajtën kundër Napolit të Elseid Hysajt

Skuadra e Napolit pa shumë vështirësi e ka mundur Zurichun edhe në ndeshjen kthyese me rezultat 2:0 në kuadër të Ligës së Evropë. Kështu Napoli me rezultat të përgjithshëm 5:1 është kualifikuar në 1/8 e finales në këtë garë. Kujtojmë se golin e vetëm e ka shënuar Benjamin Kololli, përcjell albinfo.ch.

Te Napoli titullar ishte Elseid Hysaj, kurse te skuadra zvicerane Kololli, Mirlind Kryeziu dhe Toni Domgjoni.

Në pjesën e dytë janë inkuadruar edhe dy futbollistë shqiptarë. Njëri ndër ta ishte, Lavdim Zumberi, i cili bëri debutimin e tij. Ai u inkuadrua në minutën e 60-të.

Pas tij, në minutën e 64-t, në lojë ka hyrë edhe mesfushori 17 vjeçar, Bledian Krasniqi, për të cilën ishte ndeshja e dytë në Ligën e Evropës pas asaj kundër Ludogoretes. Të dy mesfushorët aktivizohen me grupmoshat më të reja të Zvicrës.

Në ndeshjen e fundit nuk luajti Hekuran Kryeziu për shkak të kartonëve.