Futboll

Zurichu i tre futbollistëve shqiptarë fiton Kupën e Zvicrës

Në skuadrën e Zurichut aktivizohen tre futbollistët shqiptarë, Mirlind Kryezi, Toni Domgjoni dhe Izer Aliu

Kupën e Zvicrës për këtë sezon e ka fituar Zurich, që në ndeshjen finalen ka mundur Young Boysin me rezultat 2:1, shkruan albinfo.ch.

Për Zurichun kanë shënuar Frey (11’) Marchesano (74’) dhe për Young Boysin realizoi Sulejmani (80’).

Në skuadrën e Zurichut aktivizohen tre futbollistët shqiptarë, Mirlind Kryeziu, Toni Domgjoni dhe Izer Aliu.

Kryeziu e Domgjoni luajtën titullarë për Zurichun, kurse Domgjoni u zëvendësua në minutën e 46-të. Kryeziu në çastet e fundit u ndëshkua me karton të verdhë. Aliu ishte në bankën rezervë.

Këto dy skuadra do të ndeshen edhe në Superkupën e Zvicrës, pasi Young Boys është kampion, derisa Zurich si fitues i Kupës.