Shkurt.ch

Zuppiger dorëhiqet edhe nga SGV

Ai ka arsyetuar vendimin e tij me faktin se për të kanë përparësi interesat e SGV-së si organizata më e madhe e ekonomisë së Zvicrës

Pasi qe zbuluar tentimi për përvetësim të një shume të hollash nga Bruno Zuppiger i SVP-UDC-së, deputeti në fjalë kishte detyruar të tërhiqej nga gara për vendin në qeverinë federale të Zvicrës. Skandali i përmendur ka shtyrë atë që të dorëzojë edhe detyrën e kryetarit të federatës Zvicerane të Tregtisë (SGV).

Zuppiger ka bërë sot të ditur vendimin e tij për dorëheqjen nga ky post.

Ai ka arsyetuar vendimin e tij me faktin se për të kanë përparësi interesat e SGV-së si organizata më e madhe – çati, e ekonomisë së Zvicrës.

SGV nga ana e saj në një komunikatë shpreh keqardhje për dorëheqjen e kryetarit të saj të deritashëm.