Lajme

Zug, me rregullore të reja të zhurmës

Rregulloret e reja për zhurmat do të zbatohen në qytetin e Zug-ut nga dita e sotme, me qëllim të ekuilibrit midis një jete të gjallë në qytet dhe dëshirës së njerëzve për qetësi në periudha të caktuara, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit nga qyteti, me rregulloret e reja përcaktohet shmangia e zhurmës së përditshme, për të cilën ligjet kantonale dhe federale nuk kanë vendosur asnjë vlerë kufi, teksa zëvendësohen rregulloret e vjetra 50-vjeçare.

Sipas rregulloreve, aktivitetet e zhurmshme lejohen vetëm jashtë periudhave të pushimit.

Nga ora 12:00 deri në orën 13:00 ka pushim mesdite, nga ora 20:00 deri në orën 22:00 ka pushim në mbrëmje dhe nga ora 22:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit.

Nga ora 20.00, për shembull, kositja e lëndinës është e ndaluar. Zhurma sociale, si ulërimat e fëmijëve në një shesh lojrash ose zhurma e zërave në një kafene bulevardi, lejohet ende deri në orën 22:00.

Fishekzjarret janë të ndaluara gjatë drekës dhe pas orës 20:00, përveç në festën kombëtare, në natën e 2 gushtit, si dhe në natën e ndërrimit të viteve dhe natën e 1 janarit.