Bota

Zuckerberg dhuron 99% të pasurisë për bamirësi!

Këtë synim të tij ai ka zgjedhur ta bëjë publik ditën kur ka shpallur edhe lajmin për lindjen e fëmijës së tij të parë, vajzës me emrin Max

Pronari i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ka vendosur të bëjë veprën e tij unikale humanitare: të dhurojë 99 për qind të pasurisë së tij për qëllime bamirësie. Këtë synim të tij ai ka zgjedhur ta bëjë publik ditën kur ka shpallur edhe lajmin për lindjen e fëmijës së tij të parë, vajzës me emrin Max.

Bashkëshortja e Zuckerbergut, Priscila Chan në fakt e ka lindur vajzën javën e kaluar ndërsa babai i lumtur e ka bërë publik lajmin dje, dhe ku tjetër, pos në facebook. Aty thuhet se ai dhe Chan duan që 99 për qind të aksioneve të tyre t`i dedikojnë për qëllime bamirësie.

Këtu hyjnë veç tjeash, luftimi i sëmundjeve, përmirësimi i arsimit, energjia e pastër, luftimi i varfërisë dhe promovimi i barazisë gjinore.

Duhet të kihet parasysh se kur thuhet 99 për qind e pasurisë së Zuckerbergut, bëhet fjalë për një pasuri prej 45 miliardë dollarësh ose rreth 42 miliardë eurosh!

Zuckerberg dhe Chan planifikojnë po ashtu të themelojnë nje organizatë me emrin Chan Zuckerberg Initiative.