Bota

Zonat e largëta pa ndihma pas tërmetit në Indonezi

Edhe shumë persona kanë mbetur të ngujuar mes rrënojave që janë krijuar nga tërmeti dhe cunami shkatrrues i cili ndodhi të premtën e kaluar në Indonezi.

Mbi 1 mijë e 400 persona kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi,shkruajnë mediat amerikane përcjell Albinfo.ch.

Ekipet e kërkim-shpëtimit u përqendruan më shumë në qytetin Palu, në të cilin pati më së shumti viktima.

Sipas OKB-së, mund të ketë zona të mëdha, që mund të jenë “të goditura keq”, por që nuk janë arritur ende.

“Ekipet po përpiqen, po bëjnë gjithçka që munden”, ka thënë Jen Laerke, zëdhënës për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara.

Frika ekziston ende pasi që mund të rritet numri i viktimave, pasi të arrihen zonat e reja.

Oficerët e policisë po ruajnë dyqanet nga plaçkitësit ndërsa Presidenti i Indonezisë, Joko Ëidodo, aktualisht është në udhëtimin e tij të dytë në zonat e goditura nga fatkeqësia.

Indonezia u godit nga një tërmet prej 7.5 shkallësh duke shkaktuar më pas cunami.