Uncategorized

Zogaj, asistent në ndeshjen Barcelona – Manchester City

Bekim Zogaj tashmë i dëshmuar jo vetëm në Zvicër, por edhe në arenën ndërkombëtare, ka gjykuar edhe shumë ndeshje tjera, duke bërë që të krijojë eksperienca të ndryshme

Bekim Zogaj vazhdon të ketë suksese në karrierën e tij të bujshme. Ai është shqiptari i parë, që ka referuar në Superligën e Zvicrës, por më pas ka pasur edhe shumë suksese tjera, shkruan albinfo.ch.

 

I lindur në Deçan, por i rritur në Zvicër, ku ushtron profesionin e asistentit të gjyqtarit, Bekim Zogaj, do të jetë në fushë në ndeshjen Barcelona – Manchester City për të rinj.

 

Në ndeshjen që do të luhet të mërkurën për UEFA Youth League ai do të jetë përkrah Sandro Scharer, i cili është gjyqtar kryesor, kurse asistent tjetër është Johannes Vogel.

 

Në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja e ‘vërtetë’ mes dy gjigantëve të futbollit evropian.