Shkurt.ch

Zjarri në qendrën e azilit, i qëllimshëm

Mbetet e hapur autorësia e zjarrit: nëse zjarrvënës në këtë rast kanë qenë vetë banorët e qendrës së strehimit apo dikush tjetër

Organet hetuese që po merren me zjarrin që ka shpërthyer të dielën në një kontainer azilkërkuesish në Landquart (Graubünden) thonë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Mirëpo mbetet e hapur autorësia e zjarrit: nëse zjarrvënës në këtë rast kanë qenë vetë banorët e qendrës së strehimit apo dikush tjetër nga jashtë.

Në rastin e të dielës zjarri ka shpërthyer së paku në dy vende, ka sqaruar policia. Dyshimi që ekzistonte që nga fillimi, se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimtë, tashmë është përforcuar.

Në momentin e shpërthimit të zjarrit në kontainerin e paraparë për shtrehimin e 18 banorëve ndodheshin katër prej tyre. Askush nuk ka pësuar nga ky zjarr.

Në vitin 2006 kishte shpërthyer një zjarr po në këtë vend.