Shkurt.ch
Zjarrfikësve zviceranë u mungon uji, nuk arrijnë ta shuajnë zjarrin
Edhe përkundër mobilizimit të madh, zjarrfikësit nuk kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Arsyeja: Mungesa e ujit.
Për shkak se ekipi i zjarrfikësve nuk ka pasur ujë të mjaftueshëm për të vepruar, mëngjesin e së enjtes është djegur një shtëpi në Flums SG, pavarësisht se në vendngjarje kanë qenë të pranishëm një numër i madh i zjarrfikësve. Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë.
Për shkak të mungesës së ujit, operacioni i shpëtimit ishte vështirësuar, ka pohuar policia. Uji është dashur të merrej në disa vende dhe, ndër të tjera, edhe nga një përrua në afërsi, shkruajnë mediat zvicerane, njofton Albinfo.ch. Edhe pse të mobilizuar kanë qenë më shumë se 70 pjesëtarë të ekipit të zjarrfikësve të Flums, Walenstadt dhe Quarten, ata nuk kanë mundur ta pengojnë djegien e plotësishme të shtëpisë.
Për fat të mirë, gjatë djegies së shtëpisë, brenda nuk ka qenë asnjë person dhe askush nuk është lënduar. Banuesja e shtëpisë, rreth orës 09.40 e ka alarmuar ekipin e zjarrfikësve. Në momentin që brigada e shpëtimit ka arritur në vendngjarje, zjarri tashmë e kishte përfshirë gjithë shtëpinë. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në disa qindra-mijëra franga zvicerane, ndërsa kanë filluar hetimet për shkaktimin e zjarrit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës Nëse planifikoni të udhëtoni me tren për në Gjenevë ose nga Gjeneva nesër ose të dielën,...
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës