Shkurt.ch

Zjarrfikësi, autor i 28 zjarrvënieve

Kur policia kishte bërë testimin e ADN-së, zjarrfikësi 20 vjeçar kishte refuzuar të merrte pjesë

Policia e Kantonit të Valisit ka arrestuar një të ri nën dyshimin se ai është autor i 28 zjarrvënieve të qëllimshme, që i ka bërë duke filluar nga janari i këtij viti në regjionin Siders të kantonit Valis. Dhe, zjarrvënësi i dyshuar është një zjarrfikës me profesion.

Kur policia kishte bërë testimin e ADN-së në Siders, zjarrfikësi i ri 20 vjeçar kishte refuzuar të merrte pjesë. Ndërsa pas marrjes në pyetje, ai kishte pranuar se ishte autor i zjarrvënieve në një numër të madh rastesh, bën të ditur drs.ch.