Shkurt.ch
Zjarret për hakmarrje politike
Zjarret që kanë shpërthyer nëpër disa qytete të Maqedonisë, janë të qëllimshme dhe mund të shkaktohen si rezultat i hakmarrjeve politike
Më shumë se 3000 mijë hektarë pyje janë djegur këtë vit në Maqedoni, ndërsa nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është raportuar për më shumë se 1000 zjarre. Vetëm muajin e kaluar tre persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë lënduar në një zjarr që kishte përfshi pyjet për rreth qytetit Strumicë të Maqedonisë. Mirëpo ndryshe nga shtetet tjera, të cilat gjithashtu nuk iu kanë shpëtuar zjarreve për shkak të temperaturat e larta tropikale që kanë përfshirë dy muajt e fundit Ballkanin Perëndimor, në Maqedoni zjarret kanë marrë karakter politik. Madje dyshohet se për shkak të marrëdhënieve të tendosura ndëretnike, janë “piromanët” që kanë shkaktuar këto zjarre. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu i ka thënë TCH, se zjarret që kanë shpërthyer nëpër disa qytete të Maqedonisë, janë të qëllimshme dhe mund të shkaktohen si rezultat i hakmarrjeve politike. “Shumë nga zjarret janë shkaktuar nga faktori njeri. Kemi vënie të qëllimshme të zjarreve dhe ajo që po ndodh, bëhet për përfitim kundërligjor, siç është prerja e drunjve dhe mbledhja e një lloj kërpudhash e cila në treg ka çmim të lartë. Por ka edhe disa arsye tjera, bëhet fjalë për njerëz që shkaktojnë zjarre edhe për qërim të hesapeve politike”, ka thënë Saliu. Aktualisht, në Maqedoni, sipas tij, janë aktivë tyri zjarre, përfshirë edhe një zjarr në Parkun nacional “Jasen” afër Shkupit. “Problem më të madh për momentin përbën mali ‘Jasen’ ku po digjen pyje cilësore të mbjella me pisha edhe atë në hapësirë prej 60 hektarëve”, tha Salihu. Ndryshe, më herët është raportuar edhe për djegien e qindra hektarëve të pyjeve në zonat e Banuara me shqiptarë në karadaken e Kumanovës, por edhe në fshatrat shqiptare të Malësisë së Shkupit.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?