Shqipëria
Zjarre masive nëpër pyje në vendet e Ballkanit
Zjarret nëpër pyje dhe në zonat bregdetare në disa vende të Ballkanit përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar banorët e zonave përreth.
Në ishullin e dytë për nga madhësia të Greqisë 0ka mundur të vihet nën kontroll zjarri masiv, pasi forcat e zjarrfikësit dhe ato vullnetare u përpoqën një natë të tërë të shuanin flakët, që përhapeshin prej erës. Zjarri u përhap me shpejtësi skëterre në terrenin e pakalueshëm, tha një zëdhënës i zjarrfikësit. Disa fshatra dhe zona rreth vatrës së zjarrit u evakuuan paraprakisht në pjesën jugore të ishullit. Në Euböa ishin në veprim mbi 200 zjarrfikës si dhe qindra vullnetarë. Shtatë avionë zjarrfikës dhe tre helikopterë u vunë gjithashtu në dispozicion.
Zjarri në Euböa është vetëm një ndër më shumë se 50 vatra zjarresh brenda 24 orëve në Greqi, njofton zëdhënësi i zjarrfikësit. Megjithatë pothuajse në të gjitha rajonet zjarret janë vënë shpejt nën kontroll. Euböa ndodhet rreth 80 km në verilindje të Athinës dhe vazhdimisht preket prej zjarreve të mëdha. Me rreth 200.000 banorë, ishulli nuk ka dendësi popullsie, por ka shumë pyje. Më 2021 në këtë ishull u dogjën mbi 50.000 hektarë pyje me pisha.
Edhe në Kroaci, në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut ndërkohë janë hapur vatra zjarresh nëpër pyje.
Në Maqedoninë e Veriut në zonat malore të martën (30.07) ishin 14 vatra zjarri aktive, ndërsa një ditë më parë ishin 46 vatra zjarri. Një person në fshatin Kokosinjë humbi jetën si pasojë e kontaminimit nga tymi, vuri në dukje autoriteti për mbrojtjen nga katastrofat. Ky fshat ndodhet 50 km në lindje të Shkupit. Zjarrfikësi dhe ushtria të mbështetur me helikopterë arritën ta shuajnë zjarrin. Mediat njoftojnë për skena dramatike në fshatin e Shën Nikollës. Në këtë fshat me shumë vështirësi banorët u bindën të evakuohen.
Në Dalmaci, në Kroaci, janë duke u djegur pyje me pisha dhe ullishta. Fshati Plastovo në parkun kombëtar Krka është evakuuar.
Edhe në Shëngjin në Shqipëri zjarri në pyll rrëzë malit Renç u përhap në drejtim të bregdetit. Turistët dhe banorë vendas u larguan nga fshati në vende të sigurta. Zjarrfikësit dhe ushtria me helikopterë zjarrfikës ishin në vendngjarje dhe arritën ta venë zjarrin nën kontroll. /DW
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve